Vendosni fjalën kyçe....

3 të vdekur nga koronavirusi në vend, mjeku: Kjo është shqetësuese, qëndroni në shtëpi


Numri i viktimave nga koronavirusi në vend u rrit në 3 mbrëmjen e kaluar. Pas lajmit të hidhur, mjeku infeksionist Tritan Kalo u është drejtuar me një thirrje gjithë qytetarëve shqiptarë.

Ai e konsideron mjaft serioze dhe shqetësuese situatën dhe pasi tregon punën që ai ka bërë gjatë të dielës, u kërkon të gjithëve të bëjnë pjesën e tyre, duke qëndruar në shtëpi.

“Edhe pse e Djelë 22 Mars 2020, detyrimi qytetar dhe ndërgjegjësimi profesional na kërkon të jemi në detyrë… Fillimisht me informimin objektiv të MSHMS për situatën, më pas inkurajimi i ekipit roje në Shërbimin e Sëmundjeve Infektive, takimi me Drejtuesit e Shërbimit të Urgjencës Polivalente (ShUP) në QSUT, hallkë shumë e domosdoshme në menaxhimin e të gjithave Urgjencave të qytetit milionësh të Tiranës, si dhe një Trajnim në mjedis të hapur të stafit të këtij shërbimi dhe të stafit shtesë, në lidhje me mundësitë e triazhimit të shpejtë dhe të saktë të rasteve që paraqiten në ShUP, përfshirë edhe ato ndoshta të prekur nga Covid-19… NA NDIHMONI duke qëndruar në shtëpi dhe duke zbatuar rregullat e distancimit social… Është një situatë preokupuese, POR ajo mundet të shkurtohet si kohë me mirëkputimin dhe bashkëpunimin tuaj, dhe po me mirëkuptimin tuaj do të mundemi të kemi sa më pak humbje jetësh… JETA e çdo Shqiptari është e paçmimtë… SË BASHKU NE DO TIA DALIM MBANË!!!”– shkruan Kalo.

Ministria e Shëndetësisë njoftoi dje se ka shkuar në 3 numri i viktimave nga koronavirusi në vendin tonë. Bëhet fjalë për një 71-vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

Ai ishte shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

Pak ditë më parë humbën jetën po ashtu nga koronavirusi edhe një e moshuar nga Durrësi dhe një nga Lushnja. Ndërkohë numri zyrtar i personave të infektuar në vend ka shkuar në 89.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *