Vendosni fjalën kyçe....

“Do ndihmohet kush ka nevojë, të gjithë do i marrin pagesat”


Kryeministri Rama deklaroi ditën e sotme se orari i lëvizjeve do jetë ai i ditës së sotme deri në një njoftim të dytë.

Në një intervistë të drejtpërdrejtë në News24, kreu i qeverisë tha se qeveria i ka marrë masat dhe do i marrë në vijim për të ndihmuar të gjitha ato kategori personash që janë në nevojë.

Ai tha se shumica e qytetarëve po i zbatojnë kufizimet e vëna duke u bërë thirrje të gjithëve që të vijojnë respektimin e tyre.

‘Sot janë marrë realisht masat më tepër seriozitet. Kishin orarin e zakonshëm dhe të gjithë ankoheshin se kishte shumë njerëz në rrugë dhe shumë në dyqane. Vumë dy fasha orarit. Dhe tani kemi arritur në këtë fashë orari. 8 orë për të blere qepë, domate, ilaçe. Shumëkush nuk do ta kuptojë se është koha për t’u zgjuar dhe në 5 ose në 6, dhe jo të shkojnë në orën 12 atje ku duhet të marrin shërbimin përkatës. Po e përsëris prapë, jemi në luftë, në luftë në luftë. Familjet që nuk janë në punë për shkak të luftës, e kemi thënë se do të marrin atë që kemi thënë. Kush ka nevojë për asistencë, po shkojmë dita ditës në çdo derë dhe ata s’do të ngelen vetëm. S’ka vdekur njeri për bukë në Republikën e Shqipërisë’, tha Rama.

Më tej ai tha se fasoneritë e call-center-at nuk do mbyllen pasi e kanë zvogëluar në maksimum numrin e punonjësve dhe po ruajnë distancën e paracaktuar mes punonjësve.

Rama tha gjithashtu se pensionet e të moshuarve do shpërndahen në këmbë me anë të postës. Ai iu përgjigj edhe thirrjes së Bashës për shpalljen e gjendjen e fatkeqësisë natyrore duke thënë se qeveria e di më së miri detyrën e saj.

‘Sa i takon mbylljes së fasonerive dhe call-center, ata kanë reduktuar numrin e punonjësve dhe mjafton që këta të fundit të ruajnë distancën dhe të zbatojnë rregullat dhe nuk ka asnjë problem, duke shtuar se virusi nuk shpërndahet në ajër, por nga kontakti. Këtë kemi marrë përsipër dhe këtë do të bëjmë. Do t’i ndajmë në këmbë pensionet. Për sa i përket thirrjes së Bashës, kjo është ajo thirrja që vjen gjithmonë në të gjitha herët dhe për të gjitha rastet, por sic ndodhi dhe me tërmetin, apo herët e tjera, ne e dimë shumë mirë punën tonë dhe do ishim shumë të lumtur të na vinte ndonjë thirrje që na ndihmon, jo thirrje që na pengon. Të gjithë do e marrin  bonusin e qirasë. Nuk ka asnjë problem, askush nuk i lëviz ata nga shtëpia dhe asnjë qiradhënësi nuk do t’i mungojë qiraja.’ – tha Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *