Vendosni fjalën kyçe....

Familjarët e 57-vjeçares që vdiq në Shkup: Vdiq nga zemra jo nga Covid-19, doli negative dy herë


Familjarët e një shtetaseje të Maqedonisë së Veriut, që ndërroi jetë ditën e djeshme në spitalin infektiv të Shkupit, kanë deklaruar se e ndjera nuk kishte qenë jashtë vendit 4 vitet e fundit.

Ata thanë për TV Telma se atyre askush nuk u ka thënë se familjarja e tyre ka ndërruar jetë nga Covid-19 por nga ataku kardiak, shkruan Tetova1.

Familjarët kanë hedhur poshtë informacionet e ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe, duke thënë se të gjitha testet që i janë bërë 57 vjeçares kanë qenë negative ndaj COVID-19.

Dy teste për Covid-19 që iu bënë paraprakisht gruas kishin rezultuar negative, ndërsa pas vdekje ajo rezultoi pozitive për Covid-19 thanë autoritetet, shkruan Alsat.

‘Ishim dje pas orës 9, para dritareve në vizitë në Repartin infektiv dhe kemi biseduar me atë dhe birin e saj. Atje zakonisht nuk ka vizita. U ankuan se nuk marrin asgjë nga mjekët. Deri sa flisnim për një moment asaj ju keqësua gjendja, i biri i cili ishte me të gjatë gjithë kohës tentonte ta ndihmonte dhe reanimonte. Atëherë u paraqitën mjekët për ndihmë, pasi i biri i të ndjerës thërriti me zë të lartë. Kur arritëm deri te dera, askush nuk doli të na thotë gjë.’, kanë deklaruar të afërmit e të ndjerës.

I biri i shtetases nga Maqedonia e Veriut, pas vdekjes së nënës së tij, është transferuar fillimisht në repartin e Pulmologjisë së Shkupit, por pasi u publikua informacioni se bëhet fjalë për rast me Covid-19, ai është transferuar në klinikën infektive në Shkup.

Edhe në dokumentin që u është dhënë si vërtetim për vdekjen e 57-vjeçares, qëndron se shkaktar i vdekjes është Cardiac arrest.

Familjarët thonë se për shpalljen e familjarës së tyre si e vdekur nga Covid-19 kanë marrë vesh gjatë varrimit kur policia ka ardhur për t’iu dhënë se ceremonia e varrimit duhet të ndërpritet.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *