Vendosni fjalën kyçe....

FMN-ja paralajmëron se recesioni nga koronavirusi do jetë më i keq se kriza e 2009-ës


Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) ka bërë një paralajmërim të ashpër për ekonominë globale, duke thënë se një recesion në të gjithë botën i shkaktuar nga pandemia e vazhdueshme e koronavirusit mund të jetë edhe më e keqe se ajo e 11 viteve më parë.

Më tej FMN-ja paralajmëroi se shumë tregje në zhvillim mund të goditen veçanërisht nga rënia ekonomike, dhe advokoi “veprime të jashtëzakonshme fiskale” dhe masa për të lehtësuar politikën monetare.

Megjithatë, sipas organizatës, rimëkëmbja nga një katastrofë ekonomike e afërt mund të fillojë qysh në vitin 2021.

Ndikimi ekonomik është dhe do të jetë i rëndë, por sa më shpejt virusi të ndalojë, aq më i shpejtë dhe më i fortë shërimi do të jetë,” tha Drejtoresha manxhuese e FMN-së, Kristalina Georgieva në një deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *