Instituti i Shëndetit Publik ka publikuar një grafik, i cili shpjegon se si lind e se si përhapet koronavirusi brenda një familjeje. Sipas grafikut të ISHP-së koronavirusi lind, përhapet dhe më pas përfundon brenda 19 ditësh.
Në rastin e supozuar, nëse mamaja në familje është me koronavirus ajo duhet të izolohet për veten e saj 7 ditë dhe për familjen e saj 14 ditë.
Sipas grafikut, gjatë kësaj kohe, koronavirusin e ka marrë dhe vajza, e cila e kalon e sëmurë për 7 ditë dhe më pas e përfundon izolimin. Por virusin e ka marrë edhe i vëllai, që është asimptomatik. Për këtë arsye ai e përfundon izolimin brenda 14 ditësh pa patur asnjë simptomë.
Në 7 ditët e fundit sëmuret dhe babai, i cili nis izolimin dhe e përfundon pas 7 ditësh, duke i dhënë fund një cikli 19-ditor brenda familjes.