Vendosni fjalën kyçe....

Kryeministri ditë të ngjeshur pune, shfaqet brenda 3 orësh në 3 vende të ndryshme


Pas shfaqjes në zyrën e tij, në kryeministri, kreu i qeverisë ka pasur një ditë të ngjeshur mediatike, e cila nuk është mbyllur ende.

Fillimisht Rama doli në zyrë due u bërë thirrje qytetarëve që të bënin kujdes, të zbatonin kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit.

Në paralajmërimin e tij për qytetarët, kreu i qeverisë nuk harroi të përmendë të vdekurit, varret e varrezat e kamionët ushtarakë për transportimin e trupave.

Pas rreth një ore, ai u shfaq në News24. Në bashkëbisedimin e tij me gazetaren Nisida Tufa, Rama u përsëriti qytetarëve të njëjtat këshilla ndërsa sqaroi disa gjëra lidhur me shpërndarjen e pensioneve, ushqimeve e të hollave për kategoritë në nevojë. Megjithatë nuk përfundon këtu shfaqja në media e kreut të qeverisë.

Më pas ai u shfaq në ABC News në një bashkëbisedim me gazetarin Endri Xhafo. Edhe këtu Rama u bëri thirrje qytetarëve që të resektojnë kufizimet e qeverisë si dhe iu përgjigj disa pyetjeve.

Ai tha se priste që në vend të prekeshin 60%-70% e popullsisë si dhe konfirmoi pezullimin për gjashtë muaj të koncesionit të check up-it.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *