Më shumë se 50 mjekë kubanezë kanë mbërritur në Itali për të ndihmuar vendin apenin që është më i godituri në botë për sa i përket viktimave të shkaktuara nga Covid-19.
Mjekët kanë zbarkuar në Lombardi që është edhe zona më e prekur nga Covid-19.
Javë më parë Roma zyrtare i dërgoi një kërkesë Brukselit për ndihmë teksa numri i të prekurve e viktimave po rritej por nuk arriti të siguronte gjë.
Më herët edhe Rusia dërgoi dhjetëra mjekë e personel shëndetësor si dhe disa kamionë me pajisje mjekësore në ndihmë të Italisë.