Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në vend është shënuar viktima e pestë nga virusi Covid-19.
Bëhet fjalë për një pacient 61-vjeçar nga Tirana, i cili ishte i shtruar në spitalin infektiv.
“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 61-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
61-vjeçari nga Tirana është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
61-vjeçari kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
61-vjeçari është viktima e pestë i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.”– thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.
Vetëm pak më herët u dha lajmi për vdekjen e një pacienti tjetër 43-vjeçar, të shtruar tek infektivi, i cili ishte nga Kavaja. Përveç obezitetit, ai nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.
Mbrëmjen e kaluar ndërroi jetë dhe një 71-vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.
Më parë kanë humbur jetën po ashtu nga koronavirusi edhe një e moshuar nga Durrësi dhe një nga Lushnja. Ndërkohë numri zyrtar i personave të infektuar në vend ka shkuar në 89./Hashtag.al