Më në fund ka rinisur qarkullimi, pas gati një dite e gjysmë në izolim total.
Duke filluar nga ora 05:00 e mëngjesit të sotëm në Tiranë dhe në qytetet e tjera të vendit, kanë nisur lëvizjet e makinave të autorizuara dhe të këmbësorëve që dalin për të bërë pazaret e tyre.
Mirëpo kjo do të zgjasë vetëm tetë orë, pasi pas orës 13:00 nuk lejohet asnjëlloj lëvizjeje.
Kryeministri Edi Rama u ka kërkuarqytetarëve të qëndrojnë brenda të shmangin grumbullimet, por nga ana tjetër paralajmëron se ata që nuk zbatojnë masat do të goditen pa tolerancë.
“Me rezistencë të madhe popullore, mund të dalim nga kjo luftë me humbje e plagë të mëdha, por shumë më pak sidoqoftë se sa po nuk rezistuam!
Ju lutem si krishtit e muhametit mos luani me zjarrin dhe mos bëni një hap më shumë përtej kufijve që janë vënë për secilin!
Nesër nis një ditë e re me sfidën e mosshkeljes së orareve; mosdaljes me asnjë tjetër në krah; moskrijimit të grumbujve në tregje e në dyert e dyqaneve!”– shkruante Rama.