Vendosni fjalën kyçe....

Pipero: Java e tretë pritet të jetë piku i koronavirusit, fillimi prillit mund të jetë thyerja e epidemisë


Mjeku Pëllumb Pipero deklaroi mbrëmjen e sotme në një intervistë për “Open” se infektimet pritet të arrijnë pikun në Shqipëri në javën e tretë.

Ndërsa lidhur me lehtësimin e situtatës, ai tha se pavarësisht se është i vështirë parashikimi mendohet se fillimi i muajit prill mund të shnëojë një thyerje të epidemisë.

Unë kam një grafik të zhvillimit të sëmundjes. Në fillim të javës së tretë rritet numri i të prekurve. Kolegët nëpër botë, e quajnë fillimi i stuhisë. Në rast se shqiptarët i kanë zbatuar rregullat, numri i të prekurve është i ulët. Në këtë situatë është mjaft e vështirë ta parashikosh. Fundi i marsi dhe java e prillit do të fillojë të thyhet epidemia. Unë besoj fort.

Unë besoj se në javën e dytë të prillit masat do të zbuten. Kjo bazohet mbi studimet e epidemive të mëparshme. Ky është një virus respirator dhe nuk besoj se do t’i shmanget këtyre parashikimeve. Situata është shumë serioze por jo e rëndë”.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *