Vendosni fjalën kyçe....

Rama: Kemi hyrë në javë të vështirë e po humbasim njerëz, të shtrëngojmë dhëmbët


Kryeministri Edi Rama thotë se vendi ynë ka hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim jetë njerëzish.

Kjo deklaratë e kryeministrit vjen në një kohë kur është konfirmuar viktima e katërt nga koronavirusi, ndërsa u raportua dhe një rast i një vdekjeje klinike.

Rama thotë se ajo që duhet të bëjmë është të kufizojmë lëvizjet dhe të ruajmë distancën. 

“Kemi hyrë në një javë tejet të vështirë dhe po humbasim njerëz

Kemi vetëm një gjë në dorë për të kursyer sa më shumë jetë dhe lehtësuar sa të mundemi vuajtjet e mëdha:

Të shtrëngojmë dhëmbët dhe durojmë, durojmë, durojmë, duke mos shkelur ligjin e luftës për kufizimin e lëvizjes; duke mos dalë nga shtëpia kot; duke ecur vetëm në rrugë kur kemi një domosdoshmëri jashtë shtëpisë; duke ndenjur në radhë në distancë minimumi 1 metër pas kurrizit të njëri – tjetrit kur bëjmë pazar; duke rezistuar, rezistuar, rezistuar. Kjo video është videoja më e shikuar mbrëmë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”– shkruan Rama.

Videoja që ai ka publikuar, tregon fjalimin e ekspertes së sëmundjeve infektive të Universitetit të Mjekësisë në Çikago, Dr. Emily Landon.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *