Kryeministri Rama u ka bërë thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes maksimal.
Kreu i qeverisë tha se duhet bërë gjithçka që gjithçka të kalonte me sa më pak viktima që të ishte e mundur.
Ai tha se qytetarët duhet të bëjnë kujdes maksimal në zbatimin e regullave duke theksuar se shmangien e katastrofës e kemi ne në dorë.
‘Ju lutem të bëjmë kujdes. Do humbasim njerëz, nuk e di sesa, por nuk duhet të humbin një mal me njerëz. Këtë e kemi vetë në dorë. Kur dilni në pazar e bankë rrini larg nga njëri-tjetri një metër. Disa qahen për oraret. Çfarë lidhje ka të ecet me kujdes në rrugë dhe jo pranë e pranë, me mbajtjen e largësisë në radha. Shihni çfarë ndodh në botë. Ne u futëm shpejt në masat shtrënguese dhe është gjynah ta humbim këtë avantazh për mustaqet e Çelos. Virusi do prekë shumicën tonë por duhet të disiplinohemi në mënyrë që të shmangim humbjet e shumta të jetëve. Forca, forca, durim, durim. Duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart dhe me sa më pak viktima. Numri i viktimave do rritet por kjo nuk duhet të na bëjë të shkojmë tatëpjetë. Forca motra e vëllezër ta largojmë këtë mortje nga shtëpia jonë. Disa humbje s’i kemi ne në dorë por shmangien e katastrofës e kemi ne në dorë.’