Vendosni fjalën kyçe....

Rama thirrje të pazakontë qytetarëve për disiplinë, përmend të vdekur, varre, kamionë ushtarakë


Kryeministri Rama u bëri thirrje qytetarëve që të bëjnë kujdes e durim në fazën kritike në të cilën ka hyrë vendi për sa i përket koronavirusit.

Gjatë deklaratës së tij nga kryeministria, kreu i qeverisë tha se njerëz do humbeshin por nuk duhej në asnjë mënyrë të humbeshin një mal me njerëz.

‘Mos luani me zjarrin. Nuk e ndalim dot vdekjen të na marrë njerëz, por duhet me çdo kusht ta ndalim kërdinë që mund të bëjë për shkak të pakujdesisë, kokëfortësisë, papërgjegjshmërisë sonë. Do humbasim njerëz, nuk e di se sa. Nuk duhet në asnjë mënyrë të humbasim një mal me njerëz. Kurrën e kurrës. Këtë e kemi ne në dorë.’ – tha Rama.

Kreu i qeverisë tha më tej se vende shumë më të zhvilluara po mendohet si të shtohen sipërfaqet e varrezave.

Rama shtoi më tej se nga lufte duhet të dilet me kokën lart e jo duke numëruar qindra e qindra viktima e duke i transportuar ata me makina ushtarake për t’i varrosur.

‘Shikoni çfarë ndodh në botë, në vendet më të zhvilluara, me kapacitete shumë më të mëdha se tonat. Ku po mendojnë tani për të shtuar sipërfaqet e varrezave. Kush mendon se kjo luftë do kalojë pa humbje jete e ka menduar gabim. Kush nuk e ka marrë vesh akoma që virusi do prekë shumicën prej nesh si kudo në botë. Duke u disiplinuar maksimalisht ne e ngadalësojmë shumë përhapjen e armikut dhe kështu ulim humbjet e jetëve dhe lehtësojmë malin e vuajtjeve që duam s’duam ne do e kalojmë këtë luftë siç po e kalon dhe do e kalojë gjithë bota. Ne duhet të dalim nga kjo luftë me kokën lart jo duke numëruar qindra e qindra e qindra, mos o Zot, mijëra të vdekur dhe duke transportuar pastaj kufoma me makina ushtarake për t’ju gjetur një copë varr nëpër kodra me dhjetëra e dhjetëra kilometra të tëra larg vendbanimit.’ – shtoi kryeministri.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *