Rusia ia ka dërguar kamionë me ndihma mjekësore Italisë së goditur rëndë nga pandemia Covid-19. Ato u transportuan me anë të një avioni transportues.
Ngarkesa u shkarkua në bazën ajrore Pratica di Mare, 30 kilometra larg Romës.
Moska po e ndihmon Italinë me mjekë, ekspertë të sëmundjeve infektive, kite për bërjen e analizave dhe mjete dezinfektuese.
Më herët Italia kishte kërkuar nga Bashkimi Europian ndihmë por deri tani nuk ka marrë asgjë, teksa vendet e tjera anëtare janë prekur nga koronavirusi.