Vendosni fjalën kyçe....

Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në vend


Shënohet viktima e katërt nga koronavirusi në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar, i cili ishte i shtruar në spitalin Infektiv dhe ndodhej në terapi intensive. Pacienti ishte nga Kavaja dhe përveç obezitetit nuk kishte sëmundje të tjera shoqëruese.

“Gjatë mëngjesit të sotëm ndërroi jetë një pacient 43-vjeçar i shtruar në spitalin Infektiv, i konfirmuar me COVID-19, i cili ndodhej në terapi intensive.
Pas rëndimit të gjendjes gjatë mbrëmjes, 43-vjeçari nga Kavaja është vendosur në frymëmarrje të drejtuar (respirator) për disa orë, por pavarësisht përpjekjes së mjekëve, nuk ka mundur të mbijetojë.
43-vjeçari nga Kavaja, përpos obezitetit nuk kishte sëmundje bashkëshoqëruese.
43-vjeçari është viktima e katërt i prekur nga COVID-19 në Shqipëri.
Ministria e Shëndetësisë i shpreh ngushëllimet familjes së të ndjerit dhe apelon dhe një herë qytetarët të respektojnë me shumë rigorozitet rregullat e distancimit social dhe të telefonojnë 127 në rast se kanë shenja të sëmundjes.”- thuhet në njoftimin e Ministrisë së Shëndetësisë.

Mbrëmjen e kaluar ndërroi jetë dhe një 71-vjeçar nga Kuçova, i cili vuante nga kanceri në mushkëri, në stad tejet të avancuar.

Ai ishte shtruar prej 7 ditësh në spitalin Infektiv dhe gjatë mbrëmjes pati një komplikacion të menjëhershëm kardiak arterial.

Pak ditë më parë humbën jetën po ashtu nga koronavirusi edhe një e moshuar nga Durrësi dhe një nga Lushnja. Ndërkohë numri zyrtar i personave të infektuar në vend ka shkuar në 89./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *