Vendosni fjalën kyçe....

Shkon në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi


Ka arritur në 17 numri i viktimave nga koronavirusi në Greqi. Kathimerini shkruan se natën vonë ndërroi jetë një burrë 64-vjeçar, i cili ishte shtruar në spital me koronavirus.

Ai kishte qenë i intubuar prej 11 ditësh. Po ashtu, një 78-vjeçar i cili ishte shtruar në spital në Sotiria humbi jetën në orën 5:30 të mëngjesit të së hënës.

Deri në këto momente, në Greqi janë 624 persona të prekur me COVID-19.

Vetëm në 24 orët e fundit, janë konfirmuar 94 raste të reja, shumica e të cilëve janë në Athinë. 55.7% e rasteve të konfirmuara janë burra.

124 pacientë janë të shtruar në spital, nga të cilët 34 janë të intubuar.

Shumica e njerëzve që janë shtruar në spital kanë sëmundje të rënda. Mosha mesatare e pacientëve është 64 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *