Vendosni fjalën kyçe....

“Të tregohet e vërteta, na kanë gënjyer që në fillim për Covid-19” – Mjekët padisin kryeministrin francez e ish-ministren


Mjekët francezë kanë kërkuar ndjekjen penale ndaj zyrtarëve të lartë lidhur me përgjigjen e tyre të pretenduar të pakujdesshme ndaj pandemisë Covid-19.

Ndër provat është një intervistë ish-ministren e Shëndetësisë, e cila e quajti veprimin e qeverisë një maskaradë.

Tre mjekë francezë ngritën një ankesë ligjore këtë javë kundër kryeministrit Edouard Philippe dhe ish-ministres së Shëndetësisë, Agnes Buzyn.

Dy zyrtarët e lartë, theksojnë se qeveria nuk arriti të kryejë detyrën e saj dhe të organizojnë përgjigjen e duhur për shpërthimin e koronavirusit, i cili deri tani ka kapluar pjesën më të madhe të Evropës dhe e ka vendosur Francën në bllokim total.

‘Qysh në janar, të dy zyrtarët e lartë të qeverisë ishin në dijeni të kërcënimit të paraqitur nga virusi, por zgjodhën të mos veprojnë’, thuhet në ankesën e paraqitur në CJR të Francës, një gjykatë e krijuar për të gjykuar rastet e sjelljes së keqe të ministrave. Nëse dënohet, i akuzuari mund të shkojë 2 vjet në burg dhe të përballet me gjobë të rëndë.

‘Në një moment duhet të tregohet e vërteta, që është se këta njerëz na kanë gënjyer që në fillim,’ i tha RT-së, Fabrice di Vizio, avokati që përfaqëson të tre paditësit.

Ndër provat e cituara në dokumentet ligjore është një intervistë që ish-ministrja Buzyn i dha gazetës ‘Le Monde’, në të cilën ajo shprehu keqardhje për largimin nga zyra e saj ministrore dhe kandidimin për bashkinë e Parisit për partinë e La Republique en Marche (LRM) të presidentit Emmanuel Macron. Ajo tha se po qante teksa largohej nga ministra ‘sepse e dija se po vinte një cunami’.

‘Ne duhet të kishim ndalur zgjedhjet; ishte një maskaradë,’ tha ish-ministrja. Ajo shtoi se më 30 janar sugjeroi anulimin e zgjedhjeve komunale, por kryeministri Philippe zgjodhi të mos i bënte.

Qeveria franceze mohon çdo neglizhencë dhe tha se po i kushtonte vëmendje të madhe Covid-19, por të dhënat shkencore nuk garantuan marrjen e masave më të forta në shkurt.

Di Vizio, avokati i mjekëve, beson se qeveria është akoma më e interesuar ta përdorë situatën për politikë sesa të shpëtojë jetë.

‘Javën e kaluar qeveria foli për maska. Ju kujtoni ato fjalime pompoze të presidentit, i cili ishte i gjithi komandant i përgjithshëm me ton dhe i premtoi maskat?. Maska janë një mjet kryesor i luftës pasi ato mbrojnë punonjësit e shëndetit. A kanë mbërritur ato maska?’ – tha ai.

Mungesat e maskave janë bërë një problem akut në Francë, me qeverinë që urdhëroi blerjen e 250 milionë copëve të shtunën.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *