Ministria e Shëndetësisë ka bërë një njoftim urgjent, për të korrigjuar deklaratën e mëparshme të këtij institucioni, ku thuhej se ka ndërruar jetë pacienti i pestë i prekur nga koronavirusi në Shqipëri.
Përmes një njoftimi të shkurtër për mediat, Ministria e Shëndetësisë ka sqaruar se 61-vjeçari në Tiranë ka pësuar vdekje klinike por nuk ka ndërruar jetë. Ai ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Pacienti 61-vjeçar i raportuar nga spitali infektiv ka pësuar vdekje klinike, mjekët përpjekje të jashtëzakonshme për ta kthyer në jetë! Por gjendja mbetet tepër e rëndë! Pas pak mjekët në një prononcim”- thuhet në njoftim.
Nga momenti në moment pritet një deklaratë për mediat nga Ministria e Shëndetësisë, nga ku do të bëhet përditësimi i të dhënave për gjendjen e pacientëve me koronavirus, numrin e të infektuarve dhe sqarimi mbi gjendjen e 61-vjeçarit që u raportua gabimisht si viktima e pestë.