Albana Vokshi i ka bërë thirrje qeverisë që të testojë urgjentisht sa më shumë persona lidhur me pandeminë Covid-19.
Demokratja thekson se kjo është kërkuar na OBSH-ja dhe ekspertët më të mirë ndërkombëtarë.
Vokshi thekson se vetëm zbulimi i personave të prekur dhe karantimi i tyre do bëjë të mundur izolimin e virusit.
Ajo i ka bërë thirrje qeverisë që të bëjë transparencë e të tregojë sa teste janë bërë e ku, sa tamponë janë gjendje e sa duhen.
Gjithashtu Vokshi i kërkon qeverisë që të tregojë numrin e shtretërve që janë në dispozicion dhe sa duhen.
Qëndrimi i Vokshit
#Test
#Test
#Test
#Test
#Test
Ka kërkuar me forcë #OBSH dhe cdo ditë, përsërisin cdo ditë të gjithë ekspertët më të mirë ndërkombëtarë.
Vetëm evidentimi i të prekurve, testimi i të afermve të tyre, karantinimi dhe izolimi I tyre do të shkëpusë zinxhirin e përhapjes së virusit të tmerrshëm.
Mengjesi i sotëm ka nisur i #trishtë. Me viktima të tjera nga #COVID 19, në moshë krejt të re, vetëm 43 vjeç e pa sëmundje të tjera.
Duke shprehur Ngushëllime të sinqerta për familjaret e të afërmit e tyre, kjo duhet të jetë një thirrje për të bërë cmos të shpëtohen jetë të tjera.
E për këtë, gjithësecili duhet të bëjë punën e detyrën e tij.
E ndërsa qytetarët me hir apo pahir po zbatojnë rregullat, duke mbajtur #distancimin #social e duke u izoluar.
Është Qeveria ajo që duhet të ndryshojë qasje sa nuk është tepër vonë.
- Duke bërë transpatencë totale:
– TESTET: sa teste jane bëre dhe ku? Sa tampone janë ne gjendje? Sa duhen? A jane porositur?
– NR SHTETËRVE: Sa është numri i shtretërve me pajisjet përkatëse për trajtimin e personave me COVID-9? Sa shtretër nevojiten? Cilat janë mungesat?
– PAJISJE TESTIMI: Sa pajisje për testimin janë? Kur vihet në funksionim pajisja ne laboratorin e QSUT? Pse nuk porositen pajisje të tjera që nxjerrin përgjigjet në kohë reale (sic Qeveria e KOsovës ka porositur) në mënyrë që të decentralizohet bërja e analizave edhe në qarqe të mëdhaja?
- Testimi i cdo të dyshuari, kontakteve, atyre me simptoma qofte edhe të lehta.
Është urgjente, e #domodsoshme, #jetike, që Qeveria, të bëjë cdo gjë për të siguruar numrin e duhur të #testeve për të ndjekur cdo të dyshuar COVID19 e cdo kontakt të tyre.
#Test
#Test
#Test
#Test
#Test