Partia Demokratike ka reaguar lidhur me vendimin e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të hapur një tender për Kopshtin Zoologjik, në një kohë kur vendi po përballet me një krizë të shkaktuar nga përhapja e koronavirusit.
Zëdhënësja e PD-së, Ina Zhupa, ka akuzuar Veliajn se ndërkohë që emergjenca shëndetësore është në kulmin e saj, Veliaj zgjedh të shpenzojë 5.8 milionë euro për Kopshtin Zoologjik, por asnjë qindarkë për dezinfektimin e kryeqytetit.
Zhupa gjithashtu ngre dyshime se edhe në këtë tender, fituesi i përcaktuar do të jetë kompania Fusha Sh.p.k. Ajo thotë se përveç hapësirave për kafshët, në projekt parashikohen dhe hapësira të mëdha për objekte private apo me destinacion tregtar si: bare, restorante, dyqane surveniresh, parking me pagesë nëntokësor prej 100 vendesh.
“Ndërkohë që emergjenca shëndetesore, apo lufta siç e quan Rama dhe Veliaj, është në kulmin e vet, me datë 14 Prill Veliaj do jap 5.8 milion euro një oligarku dhe do i dhuroj hapësira publike nga Kopshti Zoologjik. Këto para duken si të destinuara për Fusha shpk.
5.8 milionë euro mund të vendosen në dispozicion për familjet në nevojë, për familjet e pastreha, për dezinfektimin e qytetit siç duhet etj etj. Por jo janë destinuar tek afera e rradhës.
Kopshti Zoologjik, afera e rradhës e Veliajt! Më shumë hapësira që i dhurohen privatit dhe ne qytetarët do i paguajnë dy herë dhe një fitues i paracaktuar i tenderit! A është Fusha sh.p.k fituesi i paracaktuar i Veliajt?!
Duke ju referuar projektit të ndërtimit të propozuar, Kopshti Zoologjik përveç hapësirave të tij për kafshët , hapësira të mëdha jepen për objekte private apo me destinacion tregtarë si : bare, restorante , dyqane surveniresh, parking me pagesë nëntokësor prej 100 vendesh! Duket qartë që hapësirat dedikuar privatit jane te shumta dhe te paguara nga parate tona, te qytetareve te Tiranes. Mbasi ti paguajme per ti ndertuar edhe shume shtrenjte biles, pastaj do i paguajme prap se do i kemi me pagese si parkingun, si objektet e tjera me natyre tregtare.
Por vec kesaj a eshte paracaktuar fituesi i ketij tenderi? A do i jepet Fusha shpk?”- shkruan Zhupa.
Këto dyshime zonja Zhupa i argumenton me kriteret e vendosura për tenderin, mes të cilëve kriteri që kompanitë konkuruese “duhet të kenë në gjendje gjatë 12 muajve të fundit një staf aktiv prej 190 personash në punë”, kriter i njëjtë me atë të vendosur për tenderin tek Bulevardi i Ri. Zhupa thotë se po përdoret e njëjta strategji, që kompania fituese të zgjidhet përsëri Fusha Sh.p.k.
“Në dokumentet standarte të tenderit , Bashkia Tiranë si autoritet kontraktor përveç kritereve të vendosura në pikën 2 (faqe 36 ) te xhiros vjetore dhe piken 2.3 (faqe 37) të punëve të ngjashme që duhet të plotësojnë kompanitë për realizimin e vepres, ka vendosur dhe kritere të tjera të dyshimta të cilat do të sjellin një fitues të paracaktuar!
Konkretisht në shtojcen e “Kritereve të vecanta të kualifikimit” në piken 4 (faqe 39) është kërkuar që kompanitë konkuruese duhet të kenë në gjendje gjatë 12 muajve të fundit një staf aktiv prej 190 personash në punë!.
Pra ky është një kriter i mbivendosur në kundërshtim me ligjin per “Prokurimin Publik” dhe nenin 26 të VKM nr.914 ,datë 29.12.2014. Por ky është një kriter që e ploteson Fusha sh.p.k, si në rastin e ndërtimit të“Bulevardit Zogu I” që me këtë kriter të mbivendosur në kundërshtim me ligjin u skualifikuan operatoret e tjerë dhe fitues doli Fusha shpk . A po përdoret e njejta strategji nga bashkia e Veliajt?!” – shkruan Zhupa, e cila ka publikuar edhe dokumentet e tenderit.