Vendosni fjalën kyçe....

10 mjekë e infermierë të infektuar në Shqipëri, i fundit kreu i Urgjencës Kombëtare


Ka shkuar në 123 numri i të infektuarve me Covid-19 në Shqipëri. 19 raste të reja u konfirmuan sot nga Ministria e Shëndetësisë në komunikimin e përditshëm për mediat.

Pak çaste më parë, u konfirmua zyrtarisht se i prekur nga koronavirusi është edhe shefi i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Më herët në vend janë infektuar edhe 9 mjekë e infermierë e me rastin e sotëm, numri i bluzave të bardha të prekura në Covid-19 ka shkuar në 10.

Nga mjekët e prekur, njëri është shefi i Urgjencës Kombëtare, Brataj, tetë i përkasin spitalit ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, prej të cilëve njëri është mjek i Spitalit të Lushnjës dhe një mjek tjetër i prekur është i spitalit të Durrësit.

Mjekët e infermierët e prekur nga Covid-19 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ u infektuan nga një person, i cili kishte vajtur aty për të takuar të afërmin e tij duke e fshehur faktin që kishte qenë në Itali pak ditë më parë.

Harta e mjekëve të prekur në vend


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *