Vendosni fjalën kyçe....

“15 kushtet e vendosura do monitorohen strikt, s’do lëkundemi deri sa të përmbushen plotësisht” – CDU/CSU


Zv.kryetari i grupit të CDU/CSU-së në Bundestag, Johann Wadephul, ka deklaruar sot se vendimi i marrë sot nga Këshilli i Ministrave të BE-së është sinjal inkurajimi për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Wadephul theksoi se vendimi i marrë nga ky këshill është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian, duke qenë se Këshilli i Ministrave ka vendosur 15 kushte dhe është detyra e Komisionit Europian që t’i monitorojë.

‘Vendimi i sotëm i Këshillit të Ministrave të Bashkimit Europian konfirmon perspektivën europiane të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë. Ky është një sinjal inkurajimi dhe shprese për qytetarët, sidomos në këto kohë të vështira të krizës së koronavirusit, e cila i ka prekur të dyja këto vende në shkallë të konsiderueshme. Në të njëjtën kohë, vendimi i Këshillit të Ministrave është një deklaratë mosbesimi ndaj Komisionit Europian. Ky i fundit kishte propozuar që negociatat me Shqipërinë të nisin pa kushte. Fakti që vendet anëtare sot kanë vendosur 15 kushte deshmon se ato presin që Komisioni Europian të monitorojë progresin në mënyrë më strikte dhe me më shumë kujdes. Kjo vlen për përmbushjen e 15 parakushteve, si edhe për të gjithë procesin e negociatave.’ – deklaroi ai.

Në fund të deklaratës ai theksoi se CDU/CSU-ja do qëndrojë e palëkundur deri në plotësimin e plotë të 15 parakushteve, para se të nisin negociatat.

‘Ne jemi të bindur se Komisioni i ri Europian nën drejtimin e Presidentes Ursula von der Leyen do ta marrë këtë parasysh. Grupi parlamentar CDU/CSU bashkë me gjithë partnerët e tij Europianë, do të jetë i palëkundur derisa 15 parakushtet të përmbushen plotësisht përpara se të nisin negociatat e pranimit me Shqipërinë.’ – mbyllet deklarata.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *