Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi deklaron se buxheti i shtetit ka para për të përballuar krizën nga koronavirusi duke akuzuar kryeministrin Edi Rama se i ka ndarë këto para për miqtë e tij.
Bardhi shkruan se fondet për koncesionet Rama nuk i prek, “sepse edhe në këtë kohë krize të paprecendentë mendon të vjedhë shqiptarët”.
Sipas tij, këto vendime korruptive vrasin njerëz, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19.
Buxheti i Shtetit ka para për të përballuar krizën e krijuar nga koronavirusi, por Edi Rama i ka ndarë ato për miqtë e vet. Fondet për koncesionet ai nuk i prek, sepse edhe në këtë kohë krize te paprecendent mendon të vjedhë shqiptarët.
Vjedhja dhe zhvatja është prioriteti i vetëm i Edi Ramës. Prandaj ai nuk i pezullon koncesionet që si hyjnë në punë askujt, sepse ato i hyjnë atij në xhep. Madje ka shpikur arsye për të paguar edhe më shumë: plot 240 milionë euro shtesë për koncesionet dhe PPP-të. Këto vendime korruptive vrasin njerëz, dhe përpijnë lekët që ju nevojiten shqiptarëve për të mbijetuar krizën nga COVID 19.