Vendosni fjalën kyçe....

Basha e Kryemadhi njëzëri pas çeljes së negociatave: Të vijojë puna për kushtet, është në dorën tonë


Pas vendimit për çeljen e negociatave, krerët e opozitës, Basha e Kryemadhi kanë deklaruar se nuk duhet humbur kohë në drejtim të përmbushjes së kushteve të vendosura.

Ata shkruajnë se me vendimin e marrë u dëshmua mbështetja e BE-së për Shqipërinë e shqiptarët në këto kohë të vështira.

Basha

‘Vendet anëtare të BE-së dëshmuan sot se e mbështesin Shqipërinë dhe shqiptarët me shprehjen e vullnetit për të hapur negociatat. Tani gjithçka është në dorën tonë për të përmbushur të gjithë kushtet e vendosura për nisjen e tyre.’

Kryemadhi

‘Tashmë puna duhet të vazhdojë me plotësimin e kushteve, paralelisht me punën për të mbrojtur shëndetin dhe jetën e qytetarëve tanë në këto kohë të vështira. Çelja e negociatave në parim është një lajm shprese për Shqipërinë dhe shqiptarët.’


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *