Vendosni fjalën kyçe....

Basha i bashkohet mbledhjes së thirrur nga Meta


Kreu i Partisë Demokratike, Basha, ka njoftuar pjesëmarrjen në mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare të thirrur nga presidenti Meta.

Në një deklaratë tijën, kryedemokrati ka thënë se është koha që gjithsecili të japë ndihmën e tij në situatën e krijuar.

‘Tani është koha që gjithkush të japë kontributin e tij në shërbim të jetës, shëndetit dhe sigurisë së qytetarëve në këto ditë të vështira.’

Mbledhja e Këshillit të Sigurisë Kombëtare është njoftuar nga presidenti Meta dhe është planifikuar të mbahet ditën e nesërme.

‘Do mbledh pas dy ditësh këshillin e Sigurisë Kombëtare dhe do të ftoj edhe Lulzim Bashën. Qasja do të jetë gjithëpërfshirëse. Duhet të jemi bashkë dhe të mos nxjerrim përfitime politike’, tha ditën e djeshme kreu i Shtetit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *