Bashkimi Evropian i ka akorduar Shqipërisë 50 milionë euro ndihmë për tu përballur me COVID-19.
Pas bërjes publike nga ana e BE-së, liderët politikë të Shqipërisë të cilët janë shprehur të lumtur me këtë ndihmë.
“Një ndihmë e çmuar në betejën kryesore për mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve tanë”-shkruan Meta.
Ndërsa kreu i qeverisë shkruan se zoti i shqiptarëve është i madh.
“Bashkimi Evropian i akordon Shqipërisë milionë euro në luftën kundër COVID-19. Zoti i shqiptarëve është i Madh”-shkruan Rama.
Ndërsa kreu i opozitës i ka shprehur mirënjohjen BE-së.
“Nuk jemi vetëm! Mirënjohje Bashkimit Europian për këtë ndihmë të çmuar për shqiptarët dhe Shqipërinë, në këtë ditë të vështirë!”-shkruan Basha.