Vendosni fjalën kyçe....

BE shton kushtet, Basha: Mbështesim hapjen e negociatave


Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, i ka kërkuar Këshillit Europian që të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë, me gjithë shtimin e kushteve.

“Në këto ditë të vështira për Shqipërinë & mbarë botën, nevoja për shpresë është edhe më e madhe. Mirënjohje @EPPGroup për mbështetjen. Në emër të PD dhe Opozitës së Bashkuar rikonfirmoj kërkesën tonë ndaj Këshillit Europian të miratojë në parim hapjen e negociatave për Shqipërinë.

Megjithë shtimin e kushteve deri në hapjen e tyre, ne mbështesim këtë proces jetik për shqiptarët.

PD dhe Opozita e Bashkuar do të punojë që ta bëjmë realitet hapjen e negociatave përmes zbatimit të 9 kushteve të @Bundestag dhe kushteve të reja shtesë të vendeve të tjera.”– shkruan Basha, i cili ka publikuar statusin e Partisë Popullore Europiane që rikonfirmon mbështetjen e saj ndaj Shqipërisë e Maqedonisë.

Në fillim të marsit, Komisioni Europian vlerësoi përparimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut dhe dhe rekomandoi sërish hapjen e bisedimeve me BE-në.

Dje qarkuluan disa lajme se Këshilli Europian ka vendosur kushte të reja, dhe projektvendimi do finalizohet deri në fund të javës.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *