Vendosni fjalën kyçe....

Çelja e negociatave, Meta: Të mos humbim asnjë minutë, të nisim plotësimin e kushteve


Pas vendimit të ditës së sotme nga ministrat e Jashtëm të BE-së, për çeljen e negociatave me Shqipërinë, klasa politike në vend ka bërë thirrje për plotësimin sa më shpejt të kushteve të vendosura.

Presidenti Meta shkruajn se nuk duhet asnjë minutë në këtë drejtim duke plotësuar kushtet e vendosura.

Meta

‘Përshëndes vendimin e sotëm politik të Këshillit të Ministrave të BE që konfirmoi qartë perspektivën europiane të Shqipërisë duke miratuar çeljen e negociatave të anëtarësimit me BE. Falenderoj të gjitha shtetet anëtare për këtë vendim inkurajues, që gjeti vend në axhendën europiane, pavarësisht momenteve shumë të vështira që po kalojmë çdo njëri prej nesh! Asnjë minutë nuk duhet humbur për të zbatuar sa më parë secilin prej kushteve që i paraprijnë konferencës ndërqeveritare për nisjen e negocimit të kapitujve!’

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *