Vendosni fjalën kyçe....

Conte ashpërson gjobat, nga 400 deri në 3 mijë euro për këdo që shkel rregullat


Qeveria Conte në një mbledhje urgjente të Këshillit të Ministrave, mbajtur sot pasdite ka vendosur të rrisë nivelin e ashpërsisë së masave për këdo që shkel rregullat e qarkullimit apo falsifikon auto-certifikatën e motivit të lëvizjes.

Dekret-ligji i ri ka vendosur që për çdo persona që shkel këto masa, gjoba të jetë nga 400 deri në 3 mijë euro. Dekreti i mëparshëm e parashikonte deri në 206 euro.

Gjithashtu është vendosur që në çdo 15 ditë qeveria italiane të raportojë në parlament mbi ecurinë e pandemisë në territorin kombëtar duke shtuar nivelin e bashkëpunimit e të transparencës me këtë institucion.

Në një konferencë virtuale me mediat, kryeministri Giuseppe Conte hodhi poshtë lajmin e publikuar nga disa media se masat e qeverisë do të vazhdojnë deri më 31 korrik.

“Masat do të varen nga ecuria e pandemisë e urojmë që të marrë fund sa më parë. Situata që po jetojmë është e ngjashme me atë të pas Luftës së Dytë Botërore” – tha Conte.

Gjithashtu është autorizuar dhe mbyllja e pompave të furnizimit me karburant përgjatë autostradave pasi ëshë e pamundur siguria shëndetësore e punonjësve në këto pika si dhe nuk mund të garantohet qëndrueshmëria e tyre ekonomike.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *