Vendosni fjalën kyçe....

Gjonaj: Do lënë përkohësisht qelitë 600 të dënuar për shkak të koronavirusit


Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj ka deklaruar se do të lirohen përkohësisht 600 të burgosur për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Në një deklaratë ku po sqaronte aktin normativ të firmosur dje, Gjonaj tha se kjo bëhet me qëllim për të siguruar shëndetin e të burgosurve, të cilëve u janë ndaluar dhe takimet me familjarët dhe janë zëvendësuar me komunikime online.

Ajo tha se nëse se do ketë ndonjë rast të konfirmuar edhe në burgje, është krijuar infrastruktura mjekësore në spitalet e burgjeve për t’i trajtuar.

“Takimi i të dënuarve me familjarët të pezulluara plotësisht deri sa kjo situatë të stabilizohet janë zëvendësuar me komunikime online me qëllim mbrojten e shëndetit të tyre dhe të familjarëve.

Janë marrë masa për krjimin e infrastrukturës mjekësore të posaçme për trajtimin e rasteve të dyshuara. Fatmirësisht nuk kemi pasur asnjë rast deri tani.

Por duke parë çfarë ka ndodhur në vende të tjera jemi përgatitiur për shëndetin të burgosurve. Dje qeveria mori një masë shumë të rëndësishme dhe plotësisht të arsyeshme në këtë drejtim.

Miratuam aktin normativ me qëllim lirimin me qëndrim të përkohshëm në shtëpi të të dënuarve me rrezikshmëri të ulët, dhe që vuajnë nga një sëmundje që krijon terren ndaj virusit Covid-19. 

MD kreu një analizë të detajuar të situatës shëndetësore në sistemin e burgjeve, duke parë në këtë situatë të pazakontë dhe masat që po merren në një sërë vendesh në Europë, por edhe më gjerë.”- tha Gjonaj.

Ministrja theksoi se  do qëndrojnë në karantinim në shtëpi për 3 muaj, të gjithë ata që u ka mbetur për të vuajtur nga dënimi i dhënë deri në 3 vjet burgim. Po ashtu, edhe ata që u ka mbetur deri në 5 vjet burgim  por që duhet të jenë mbi 60 vjeç dhe që vuajnë nga sëmundje kronike të vërtetuar me dokumente shëndetësore përkatëse. 

“Të gjithë të dënuarit që përfitojnë daljen duhet t’i nënshtrohen rregullave ligjore strikte, duke deklaruar nëpërmjet një deklarate se familjarët e tyre duan që të qëndrojnë në të njëjtën banesë. Parashikohet të lënë burgun rreth 600 të dënuar”, u shpreh Gjonaj.

“Këto kategori përfitojnë vetëm nëse nuk janë dënuar për krime të rënda, banda të armatosura, organizata terroriste, të cilat përfshihen si kriter ndalues në këtë akt normativ”, shtoi ministrja. 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *