Vendosni fjalën kyçe....

Hasi, Lezha e Berati i shtohen hartës së qyteteve të prekura nga koronavirusi


Harta e të prekurve nga COVID-19 në vendin tonë është zgjeruar tashmë edhe me Lezhën, Hasin dhe Beratin.

Ministria e Shëndetësisë ka lajmëruar se në 24 orët e fundit janë konfirmuar me koronavirus 19 qytetarë, prej të cilëve, 1 ishte në Lezhë, 1 në Berat dhe 2 në Has.

Rastet e tjera të shtuara janë në Tiranë, Korçë, Fier, të cilat deri më tani janë qytetet më të prekura. E rekordin e mban kryeqyteti me plot 72 qytetarë të infektuar.

RASTET:

Tiranë 72 qytetarë
• Durrës 8 qytetarë
• Lushnje 4 qytetarë
• Elbasan 2 qytetarë
• Fier 12 qytetarë
• Rrogozhinë 2 qytetarë
• Kavajë 4 qytetarë
• Korcë 9 qytetarë
• Vlorë 4 qytetarë
• Shkodër 2 qytetarë
• Lezhe 1 qytetarë
• Berat 1 qytetarë
• Has 2 qytetarë

Nga këta, janë shtruar në spitalin Infektiv aktualisht 57 pacientë, 2 prej të cilëve janë në terapi intensive. Ndërsa pjesa tjetër e të shtruarve në pavion janë në gjendje të stabilizuar deri në këto momente.

Ndërkohë sot është konfirmuar edhe viktima e pestë nga koronavirusi në vend. Bëhet fjalë për një 49-vjeçar nga Tirana, i cili vuante nga diabeti dhe ishte prej 10 ditësh në terapi intensive.

Eugena Tomini nga Instituti i Shëndetit Publik, bëri me dije se 10 qytetarë deri në këto momente janë shëruar (të shtruar dhe të vetëizoluar) pas dy testeve të kryera. Por ata duhet të qëndrojnë në vetëkarantinim për 14 ditë.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *