Komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, ka deklaruar se ministrat e vendeve anëtare të Bashkimit Europian arritën sot një marrëveshje politike për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut.
Ai përgëzon vendet dhe shkruan se vendimi i sotëm tregon qartësisht për dy vendet respektive se e ardhmja e tyre është në BE.
‘Shumë i lumtur që vendet anëtare të BE-së sot arritën marrëveshje politike për hapjen e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Unë i uroj me gjithë zemër të dy vendet. Kjo gjithashtu dërgon një mesazh të qartë për Ballkanin Perëndimor. E ardhmja juaj është në BE.’ – shkruan ai në Twitter.
Pak çaste para njoftimit zyrtar, Varhelyi shkruante se ishte duke diskutuar në video-konferencë me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së lidhur me çeljen e negociatave me Tiranën e Shkupin.
Pak çaste para njoftimit zyrtar, Varhelyi shkruante se ishte duke diskutuar në video-konferencë me ministrat e Jashtëm të vendeve të BE-së lidhur me çeljen e negociatave me Tiranën e Shkupin.