Vendosni fjalën kyçe....

“Më në fund se u bëmë bajat, sajo lloj-lloj vicklash. Detyrat do i bëjmë se na e kërkon amaneti i të parëve”


Rama deklaroi ditën e sotme se Shqipëria do e bëjë detyrën e saj në rrugën e reformave që kanë nisur pasi ka hyrë në një fazë të re të historisë së saj.

Ai theksoi vendimin për çeljen e negociatave që u mor sot nga ministrat e Jashtëm të BE-së. Ai tha se qeveria do i bëjë detyrat e saj sepse e kërkon amaneti i të parëve dhe borxhi ndaj fëmijëve.

‘Sot Shqipëria mori viston për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE. Më në fund! Më në fund se për atë Zot u bëmë bajat, shty e shty e sajo lloj-lloj vicklash. Po! Ne nuk lodhemi, nuk tundemi nga e jona dhe dhe megjithëse kjo botë nuk është rrotulluar kollaj kurrë për shqiptarët, Shqipëria nuk ka për të humbur asnjë betejë dhe asnjë luftë. As betejën me virusin e vjetër të organizmin tonë shtetëror që do t’i shkatërrojmë deri në fund me reforma modernizuese e me durim, as betejën me virusin arkaik të paragjykimeve të të huajve karshi nesh që do ta asgjësojmë pak e nga pak me të vërtetat tona e me durim, as luftën me këtë virusin e ri që po i bën zbor gjithë botës që do ta zmbrapsim me forcën e rezistencës sonë e me durim të shumëfishuar.’ – tha Rama.

Kreu i qeverisë tha se më tej Shqipëria nuk do ndalet deri sa të përmbushë detyrat për t’u anëtarësuar në Bashkimin Europian ndërsa tha se vonimi i çceljes së negociatave nuk është [ër fajin e Shqipërisë.

‘Ky i sotmi është një lajm i bukur edhe pse i vonuar jo për shkakun tonë. Sidoqoftë nuk kemi humbur asnjë ditë duke punuar dhe duke i bërë detyrat e shtëpisë, njësoj si ta kishim marrë PO-në qëkur e merituam. Po njësoj do vazhdojmë dhe po njësoj do i bëjmë të gjitha detyrat e kësaj shtëpie. Jo se na e kërkojnë ata që thanë sot më në fund Po, por se na e kërkon amaneti i të parëve dhe borxhi që iu kemi fëmijëve tanë. Ne nuk do ndalemi në plotësimin e çdo detyre, deri sa të hyjmë dhe të ulemi në dhomën e madhe të ndenjies në shtëpinë e BE-së.’ – tha ndër të tjera Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *