Vendosni fjalën kyçe....

Meta: Të forcohen masat mbrojtëse për personelin mjekësor


Presidenti Meta ka bërë thirrje për forcimin e masave mbrojtëse për personelin mjekësor në vend.

Reagimi i kreut të shtetit vjen pas prekjes nga Covid-19 të shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.

Deri tani në vend janë prekur 10 mjekë e infermierë, 8 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, një në spitalin e Durrësit e shefi i UK-së, Brataj.

‘Uroj shërim të shpejtë për Drejtorin e Urgjencës Kombëtare, Dr.Skënder Brataj. I shpreh solidaritet edhe familjes së tij në këto momente të vështira, besimplotë se sërish do t’i bashkohet ekipit të mjekëve në vijën e parë të luftës me pandeminë #COVID19. Është tepër e rëndësishme dhe prioritare të forcohen masat mbrojtëse për të gjithë mjekët, infermierët, sanitarët dhe personelin mbështetës, të cilët me përkushtim, profesionalizëm dhe sakrifica të jashtëzakonshme janë të ekspozuar përballë një rreziku të madh, në mbrojtje të shëndetit të çdo qytetari.’ – shkruan Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *