Vendosni fjalën kyçe....

Meta tregon temat që do adresohen në Këshillin e Sigurisë Kombëtare


Kreu i Shtetit Ilir Meta në një intervistë me gazetarin Lutfi Dervishi, në emisionin “Përballë” ka folur edhe për mbledhjen e Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

Meta ka folur se cilat do jenë temat e tjera që do adresohet në mbledhje të cilat derivojnë nga situata që po shkakton pandemia e koronavirusit.

Bashkëpunimi ka qenë i vazhdueshëm për përballimin e kësaj sfide të re dhe tërësisht të pazakontë. Tani është momenti për të diskutuar edhe një herë, jo vetëm për masat e marra deri tani, por edhe rreth parashikimit mbase për një plan më afatgjatë, në varësi me skenarët e zhvillimit të kësaj pandemie në nivel kombëtar por edhe ndërkombëtar.

Njëkohësisht do përqëndrohemi edhe tek skenarët e ndikimit në ekonomi, në jetën sociale, në mënyrë që në çdo aspekt të jemi sa më të mbrojtur dhe të dalim nga kjo situatë e jashtëzakonshme me sa më pak pasoja, si për sa i takon shëndetit të qytetarëve tanë, por edhe ekonomisë tonë kombëtare dhe familjare”-tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *