Ministrat e Jashtëm të BE-së, vendosën sot çeljen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Europian.
Ndërsa për Maqedoninë e Veriut nuk ka kushte shtesë, për Shqipërinë janë disa të tilla.
Prioritetet kryesore për Tiranën zyrtare janë: garantimi zgjedhjeve të lira e të ndershme, hetimi e ndëshkimi i blerjes së votave, hetimi e çuarja para drejtësisë e zyrtarëve të lartë të përfshirë në afera korruptive, luftimi i krimit të organizuar dhe pastrimi i parave të pista.
Kushte të tjera janë edhe miratimi i reformës zgjedhore në përputhje me rekomandimet e OSBE/ODIHR; funksionomi i Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatës së Lartë në përputhje me Kushtetutën dhe opinionin e Komisionit të Venecias, ndërprerja e numrit të lartë të azilkërkuesve në BE, amendimi i ligjit të mediave sipas rekomandimeve të Komisionit të Venecias, përmbushja e kritereve sa i takon minoriteteve etnikeë angazhohet për të përmbushur kushtet e përcaktuara në vitin 2017 sa i takon minoriteteve etnike.