Është rritur në 19 numri i personave në Greqi që kanë humbur jetën pas infektimit nga Covid-19. Protothema shkruan se dy viktimat e fundit janë dy të moshuar.
Njëra është një paciente 86-vjeçare që ndërroi jetë të hënën në mbrëmje në spitalin Sotiria ku ishte shtruar, dhe tjetri ishte një 64-vjeçar i shtruar në Spitalin Universitar Patras. Asnjëri prej tyre nuk kishte patur ndonjë sëmundje shoqëruese.
Sipas azhurnimit të fundit nga Ministria e Shëndetësisë, janë konfirmuar 695 raste me koronavirus.