Vjosa Osmani u bën thirrje deputetëve që të mos e votojnë nesër rrëzimin e Qeverisë së Albin Kurtit. Ajo thotë se nuk do të mund të bëhet një qeveri tjetër legjitime me partitë që LDK-ja ka premtuar se nuk do të bashkëpunojë. Thotë se edhe shtetet e QUINT-it kërkuan funksionalitetin e Qeverisë.
Kryeparlamentarja Vjosa Osmani thotë se seanca për mocionin e mosbesimit ndaj Qeverisë është caktuar me votat e shumicës së kryesisë së Kuvendit, ndërsa ajo k votuar kundër mbajtjes së seancës të cilën e ka kërkuar LDK-ja.
Osmani përveç kësaj thotë se është kundër rrëzimit të Qeverisë dhe beson se pas saj nuk do të mund të krijohet një qeveri tjetër legjitime.
“Natyrisht që unë kam shprehur qëndrimin tim kundër këtij mocioni, sepse unë kam besuar se nga 6 tetori por edhe para 6 tetorit se e vetmja mënyrë që vendit tonë t’i sigurojmë qeveri me legjimitet, qeveri që në vetëvete ka të përfshirë njerëz që jo vetëm që nuk janë të korruptuar po edhe që në mënyrë efektive e luftojnë krimin dhe korrupsionin”, është thënë kryeparlamentarja, transmeton Gazeta Express.
Osmani ka thënë para mediave se është kundër rrëzimit të Qeverisë dhe se beson që nuk mund të formohet një qeveri legjitime me partitë që, sipas saj, LDK-ja ka premtuar që nuk bashkëpunon.
“Kam besuar për krjimin e një qeverie të tillë dhe i kam dhënë përkrahjen time maksimale. Tani keqkuptimet brenda qeverisë e kam vështirë t;i kuptoj sepse nuk jamë pjesë e saj por përkudër të gjithave unë kam besuar dhe akoma besoj që ka pasur hapësirë mes partnerëve të gjendet një zgjidhje që në vecanti në këtë kohë tepër të rëndë për qytetarët mos të shtohet edhe bara e krizës politike… Pra, absolutisht nuk e përkrahi këtë mocion dhe i bëjë thirrje të gjithë deputetëve të mos e përkrah, sepse as nuk është në kohën e duhur, por mbi të gjitha nuk do t’i prodhojë Kosovës Qeveri tjetër që ka legjimitet. Kosova s’ka dhe e cila do të përfsijë parti me të cilat LDK-ja ka dhënë premtim se nuk do të hyjë me to”, është shprehur ajo.
Ndërkaq Osmani beson se pozita e saj nuk mund të preket përkundër formimit të ndonjë qeverie tjetër.
“Një qeveri teknike nuk mund ta përfshijë postin e kryeparlamentares, pra nuk mund të jetë pjesë e pazareve. Siç e dini prpozimimi i kryeparlamnetares sipas aktgjykimit të Kushtetueses i takon vendit të parë.