Vendosni fjalën kyçe....

Putin e mban fjalën, dërgon 13 avionë me ndihma në Itali


Kanë mbërritur në Itali ndihmat e dërguara nga presidenti rus, Vladimir Putin. Në fillim u tha se janë dërguar 9 avionë, por qeveria ruse ka dërguar 13 avionë me ndihma.

Kjo ndihmë konsiston në pajisjen e personelit mjekësor me pajisje speciale dhe dërgimin e një personeli me mjekë dhe infermierë.

Avioni i parë u prit në bazën ajrore italiane Pratica di Mare, nga ministri i jashtëm Luigi Di Maio.

“I pari nga aeroplanët Antonov sapo ka mbërritur, një nga aeroplanët më të mëdhenj në botë është i pari nga nëntë aeroplanët rusë që do të zbresin këtu në Pratica di Mare natën dhe që do të sjellin tetë ekipe të mjekëve rusë që do të mbështesin mjekët tanë, personelin mjekësor veçanërisht në Lombardi, Piemonte, Emilia Romagna.

Në këto avionë ka materiale, maska, respiratorë, një seri materialesh mjekësore që janë themelore për mjekët tanë, infermierë për punonjësit tanë shëndetësorë. Faleminderit Federatës Ruse, PresidentitPutin dhe qeverisë për të gjithë mbështetjen që ata tregojnë. Italia nuk është vetëm, ka shumë vende që po na ndihmojnë. Falë kësaj ndihme, sistemi shëndetësor i shtetit italian mund të vazhdojë në luftën kundër Coronavirus, pa këto materiale do të ishte e pamundur “- kështu u shpreh Ministri i Jashtëm Luigi Di Maio, citon corriere.it.

Por avioni i 13-të rus Il-76 u ul mbrëmë në Romë me trupa dhe pajisje ndihme në luftën e vendit kundër epidemisë së koronavirusit, njoftoi ministria ruse e mbrojtjes.

Sputnik shkruan se dy ditë më parë presidenti rus Vladimir Putin dhe kryeministri italian Giuseppe Conte zhvilluan një bisedë telefonike në të cilën diskutuan mbi pandeminë e koronavirusit dhe masat për të luftuar përhapjen e tij.

Italia mbetet një nga vendet më të goditura nga koronavirusi në kontinentin Europian. Pothuajse 6.000 njerëz kanë vdekur dhe 47,000 njerëz janë infektuar nga COVID-19 në Itali.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *