Vendosni fjalën kyçe....

Rama shndërron bashkëqeverisjen në kanal emergjence: Për çdo hall shkruani aty


Kryeministri Edi Rama ka njoftuar se tashmë platforma e tij e njohur e bashkëqeverisje do jetë tashmë edhe një kanal emergjence për këdo që ka halle.

Rama thotë se kjo platformë tashmë është e hapur për komunikimin e vazhdueshëm mes individit dhe shtetit.

Nëpërmjet kësaj platforme qytetarët do komunikojnë shqetësimet e tyre direkt te ministrat.

Postimi i plotë:

KJO KOHË ME NJË VARGMAL VËSHTIRËSISH E HALLESH NGA MË TË NDRYSHMET, KA NEVOJË PËR KOMUNIKIM TË VAZHDUESHËM MES INDIVIDIT DHE SHTETIT, PËR TË ADRESUAR SË BASHKU LLOJ-LLOJ PROBLEMESH QË LINDIN NË JETËN E PËRDITSHME TË NJERËZVE

🟡 NGA SOT JU KENI NË DISPOZICION NJË KANAL EMERGJENCE PËR TË KOMUNIKUAR DREJTËPËRDREJTË ME MUA DHE ÇDO MINISTËR, DUKE PËRDORUR AJFONIN APO KOMPJUTERIN TUAJ, DUKE E ADRESUAR HALLIN TEK www.shqiperiaqeduam.al

🟢 SKUADRA SPECIALE E PLATFORMËS SË BASHKËQEVERISJES ËSHTË NË DISPOZICION PËR TË TRANSMETUAR ME SHPEJTËSI ÇDO SHQETËSIM TUAJIN TEK UNË E MINISTRAT, QË DO TË LËVIZIM ME SHPEJTËSI PËR ZGJIDHJEN E ÇDO HALLI TË MUNDSHËM

KINI BESIM DHE DURIM, DURIM, DURIM🙏

I LO❤️E YOU

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *