Vendosni fjalën kyçe....

Sfiduan shtetrrethimin, policia arreston 2 persona, gjobiten 85 të tjerë


Policia e Shtetit ka zbuluar të dhënat e fundit lidhur me operacanionin në kuadër të zbatimit të masave kufizuese për parandalimin e përhapjes së koromavirusit.

Janë ndëshkuar të gjithë ata që kanë thyer orarin e kufizimit të lëvizjes, mes të cilëve dy janë arrestuar.

85 persona janë gjobitur, ndërsa janë bllokuar mbi 100 automjete, pasi drejtuesit e tyre janë kapur duke levizur tej orarit të përcaktuar.

TË DHËNAT E POLICISË

Strukturat e Policisë kanë vijuar kontrollet në të gjithë territorin, në zbatim të masave kufizuese të shpallura nga qeveria shqiptare, për vënien në kontroll të pasojave që sjellin përhapjen e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit janë arrestuar në flagrancë 2 shtetas:

– Në Tiranë është arrestuar në flagrancë shtetasi R. M., 30 vjeç, banues në Tiranë, pasi është konstatuar gjatë orarit të kufizimit të lëvizjes, duke lëvizur në këmbë në zonën e “Komunës së Parisit” dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, duke mos dhënë arsyen e lëvizjes. Gjatë kontrollit fizik iu gjetën në trup disa doza me lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa dhe kokainë, të cilat i shpërndante në këtë zonë.

– Në Berat u arrestua në flagrancë shtetasi A. Ç., 48 vjeç, banues në Poliçan, pasi u kap nga shërbimet e Policisë duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur, në kundërshtim me urdhrin për ndalimin e qarkullimit.

Në të gjithë vendin janë ndëshkuar me masë administrative 10.000 lekë, 85 shtetas, të cilët u konstatuan nga shërbimet e Policisë duke lëvizur në këmbë apo me biçikleta, pa ndonjë arsye apo emergjencë.

Po gjatë 24 orëve të fundit në të gjithë vendin, janë evidentuar 109 drejtues mjetesh që kanë shkelur urdhrin e ndalim qarkullimit, të cilët janë ndëshkuar me heqje të lejes së drejtimit dhe bllokim mjeti, në zbatim të Aktit Normativ Nr. 3, datë 15.03.2020 ”Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga virusi COVID-19″.

Në të gjithë vendin janë konstatuar 15 lokale që nuk kanë respektuar orarin e mbylljes dhe ndaj administratorëve është marrë masë administrative 100.000 lekë për secilin.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që të respektojnë masat kufizuese, të mos lëvizin as në oraret e lejuara pa ndonjë arsye, ndërsa pensionistët nuk lejohen në mënyrë kategorike të dalin nga banesa.

Strukturat e Policisë vijojnë kontrollet dhe monitorimet pa ndërprerë, me qëllim zbatimin e masave në funksion të parandalimit të COVID-19.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *