Vendosni fjalën kyçe....

Shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, reagon PD-ja: Erdhi 5 ditë pas kërkesës së Bashës, të plotësohen aktet pa humbur asnjë ditë


Partia Demokratike ka reaguar pas shpalljes nga qeveria të gjendjes së fatkeqësisë natyrore duke e përshëndetur vendimin.

Në deklaratën publike PD-ja shprehet se kjo vjen pas 5 ditë pas kërkesës zyrtare të liderit Basha.

Partia Demokratike përshëndet vendimin për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore, 5 ditë pas kërkesës zyrtare të Kryetarit të Opozitës Lulzim Basha.

Akti i shpalljes së masës së jashtëzakonshme duhet plotësuar pa humbur më asnjë ditë nga Qeveria me vendimin për masat e kompensimit të dëmeve, procedurat, afatet, strukturat shtetërore përgjegjëse për vlerësimin e dëmeve, si dhe dëmet dhe subjektet që kompensohen.

Sipas Kushtetutës dhe ligjeve të vendit, është detyim i shtetit shqiptar të përgjigjet për dëmet që shkaktohen nga pasojat e një fatkeqësie”-thuhet në deklaratë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *