Në kohët e pandemisë globale të shkaktuar nga koronavirusi është rritur edhe frika e personave. Këtë “frikë” e ka demonstruar edhe Presidenti i SHBA-së Donald Trump por në një situatë e cila shkaktoi më shumë të qeshura.
Reagimi i Presidentit Trump ka shkaktuar hilaritet në rrjet gjatë konferencës për shtyp të task-forcës për COVID-19.
Gjatë fjalës së doktoreshës Deborah Brix e cila në krah të Trump deklaroi se ka pasur ethe të lehta ditën e shtunë, ka ardhur edhe reagimi i Trump.
“Të shtunën kisha ethe të shkallës së ulët”- tha Birx, duke sjellë distancimin e menjëhershëm të Trump që shkaktoi të qeshura në sallë.