Ndërkohë që koronavirusi vijon të përhapet, presidenti amerikan Donald Trump u përpoq përsëri të qetësonte publikun, duke thënë se kjo situatë nuk do të zgjasë dhe se SHBA-ja do të hapet përsëri.
Duke folur nga Shtëpia Bardhë me anëtarë të grupit të punës për koronavirusin, Trump tha se administrata e tij po punon për hapat e ardhshëm, për rihapjen e bizneseve.
“Amerika së shpejti do të rihapet dhe do të jetë gati për biznes”, tha Trump, citon BBC.
Trump tha se në fund të periudhës 15 ditore, do të marrë një vendim mni situatën.
Periudha 15-ditore që presidenti iu referua nisi më 16 mars, kur Shtëpia e Bardhë njoftoi udhëzime për Qendrat e reja për Kontrollin e Sëmundjeve, duke inkurajuar të gjithë amerikanët të punojnë nga shtëpia kur është e mundur dhe të kufizojnë tubimet e më shumë se 10 personave.
Presidenti amerikan e bëri këtë parashikim, pavarësisht nga këshillat e zyrtarëve të shëndetësisë, që kanë thënë se në Shtetet e Bashkuara pandemia nuk ka arritur ende pikën kulmore.
Numri i viktimave nga koronavirusi në një ditë të vetme në Shtetet e Bashkuara, ishte më i lartë se 100 për herë të parë të hënën, ndërsa numri i përgjithshëm ka shkuar në mbi 500. Po ashtu numërohen mbi 43, 600 të infektuar.