Vendosni fjalën kyçe....

Çfarë përfshin shpallja e gjendjes së fatkeqësisë natyrore nga qeveria


Qeveria mbrëmjen e kaluar shpalli gjendjen e fatkeqësisë natyrore për shkak të situatës së koronavirusit, dhjetra të prekurve dhe 5 viktimave.

Vendimi i marrë përcakton kushtet që duhen zbatuar nga institucionet shtetërore, nga bizneset privat dhe nga qytetarët. Për sa u përket institucioneve në disa nga pikat theksohet se ato duhet të organizojnë vënien në karantinë të personave të konfirmuar ose të dyshuar me Covid-19.

Gjithashtu në vendim theksohet se institucionet shtetërore mund të bëjnë kontrolle të njëanshme në banesat e biznese për trajtimin e personave me Covid-19, të kufizojnë lëvizjen e lirë brenda ose jashtë vendit, të kufizojnë grevat etj.

Bizneset private duhet të respektojnë masat e vendosura nga qeveria ndërsa shtetasve u kërkohet që të respektojnë kufizimet, të japin ndihmën e tyre për kapërcimin e gjendjes e të informojnë institucionet shtetërore me të dhënat që mund të ndihmojnë në përballimin e situatës së krijuar.

 

VENDIM

Nr.243, datë 24.3.2020

PËR SHPALLJEN E GJENDJES SË FATKEQËSISË NATYRORE

Në mbështetje të neneve 100, 170, 174, pika 1, e 175, pika 2, të Kushtetutës, dhe të shkronjës “ç”, të nenit 18, tëpikës 1, të nenit 19, dhe tëpikës 1, të nenit 39, të ligjit nr.45/2019, “Për mbrojtjen civile”, me propozimin e ministrit të Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale dhe të ministrit të Shtetit për Rindërtimin, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

Shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në të gjithë Republikën e Shqipërisë për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Kufizimin e të drejtave të garantuara nga nenet 37, 38, 41, pika 4, 49 dhe 51 të Kushtetutës deri në masën që konsiderohet e domosdoshme për të arritur ruajtjen e shëndetit të shtetasve.

Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile (KNEC), i ngritur me vendimin nr.750, datë 27.11.2019, të Këshillit të Ministrave, “Për shpalljen e gjendjes së fatkeqësisë natyrore në qarqet Durrës, Lezhë dhe Tiranë”, të ndryshuar, është organi më i lartë për koordinimin dhe bashkërendimin e veprimeve të institucioneve shtetërore dhe të subjekteve private, si dhe të burimeve financiare e materiale për përballimin e fatkeqësisë natyrore për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19, deri në30 (tridhjetë) ditë nga hyrja në fuqi e këtij vendimi. Anëtar i KNEC-së caktohet dhe ministri i Shtetit pë Rindërtimin.

Në mbledhjet e KNEC-së marrin pjesë, me kërkesë të Kryetarit, përfaqësues të organeve të ndryshme publike, të biznesit, ekspertë/profesionistë të fushës së mjekësisë e tëshëndetit publik dhe përfaqësues të shoqërisë civile ose drejtues të OJF-ve, me objekt veprimtarie shëndetin publik dhe ndihmën humanitare.

Instituti i Shëndetit Publik caktohet në rolin e Sekretariatit Teknik të KNEC-së, për çështje të fatkeqësisë natyrore të shpallur për shkak të epidemisë së shkaktuar nga COVID-19.

Për përballimin dhe lehtësimin e pasojave të fatkeqësisë natyrore merren masat e jashtëzakonshme, si më poshtë vijon:

6.1. Institucionet publike:

a) të realizojnë plane masash organizative dhe administrative për përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore;

b) të përdorin burimet financiare të parashikuara në buxhetin vjetor, si dhe të rivlerësojnë buxhetin e tyre vjetor, në përputhje me kryerjen e shpenzimeve shtesë të paparashikuara;

c) të vënë në dispozicion burimet njerëzore e logjistike;

ç) të caktojnë objektet shtetërore në përgjegjësinë e tyre të administrimit, që mund të vihen në dispozicion për strehimin e popullsisë së evakuuar;

d) të kufizojnë aksesin në ambiente publike, të cilat kanë një frekuentim të gjerë;

dh) të ndalojnë tubimet, manifestimet dhe grevat;

e) të kufizojnë aktivitetet në minimumin e domosdoshëm për të gjitha organet publike;

ë)  të vendosin në karantinë të gjithë personat e konfirmuar ose të dyshuar se janë të prekur nga COVID-19;

f) të krijojnë dhe të sigurojnë zonat e karantinës me personel, të cilit t’i sigurohen të gjithë masat parandaluese për të evituar infektimin;

g) të garantojnë kushtet dhe stafin e kualifikuar për kurim të specializuar në qendrat e karantinës;

gj) të pajisin të gjithë punonjësit e qendrave spitalore dhe shëndetësore me bazën e nevojshme materiale për shmangien e infektimit.

6.2. Strukturat operacionale të sistemit të mbrojtjes civile:

a) të vendosin dhe të zbatojnë masa të veçanta për garantimin dhe rritjen e sigurisë së shtetasve në zonat e prekura nga fatkeqësia;

b) të aktivizojnë dhe të organizojnë procedurën e karantinës për popullsinë e rrezikuar;c) të organizojnë kontrolle të njëanshme të banesave dhe objekteve private për evidentimin dhe trajtimin e personave të prekur nga virusi;

ç) të kufizojnë lëvizjen e lirë për brenda ose jashtë shtetit në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;

d) të kufizojnë organizimin e grevave;dh) të kufizojnë zhvillimin e aktiviteteve ekonomike për subjektet private në përputhje me nevojat e diktuara nga fatkeqësia natyrore;e) të japin ndihmën e parë ndaj personave të prekur nga virusi dhe të realizojnë transportimin e të prekurve për në qendrat spitalore ose në infrastrukturën e karantinës;

ë) të organizojnë procedurat e detyruara për kryerjen e shërbimeve funerale.

6.3. Subjektet private:

a) të respektojnë procedurat dhe masat për karantinën;

b) të informojnë lidhur me të dhënat që ndihmojnë institucionet dhe strukturat e mbrojtjes civile në përballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;

c) të përfshihen nëdetyra tëveçanta, nëpërputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore;

ç) të mbyllin ose tëkufizojnë përkohësisht veprimtarinë e tyre;

d) të mos vjelin tarifat e kalimit rrugor për mjetet e angazhuara në përballimin e gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

6.4. Shtetasit:

a) të zbatojnë urdhrat, masat dhe udhëzimet e autoriteteve tëmbrojtjes civile, si dhe të ndjekin procedurat e kërkuara, nëmënyrëtëveçantëpër karantinën dhe pezullimin e aktiviteteve;

b) të informojnë lidhur me tëdhënat qëndihmojnë institucionet publike dhe strukturat e mbrojtjes civile nëpërballimin e gjendjes sëfatkeqësisë;

c) të përfshihen nëdetyra të veçanta, nëpërputhje me përgatitjen, aftësitëdhe me nevojën për tëndihmuar nëkapërcimin e gjendjes sëfatkeqësisënatyrore.

Të gjitha të drejtat dhe liritë e kufizuara me akte, tëdala në zbatim të ligjit nr.15/2016, “Për parandalimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive”, të ndryshuar, dhe me aktin normativ nr.3, datë 15.3.2020, të Këshillit të Ministrave, “Për marrjen e masave të veçanta administrative gjatë kohëzgjatjes së periudhës së infeksionit të shkaktuar nga COVID-19”, të ndryshuar, mbeten në fuqi.

Ngarkohen Komiteti Ndërministror i Emergjencave Civile dhe tëgjitha institucionet shtetërore dhe publike për zbatimin e këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë dhe botohet në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTËR

Edi Rama


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *