Presidenti i vendit Ilir Meta, ka patur dje ditëlindjen e ai e ka kaluar në shtëpi me familjen e tij, i kufizuar dhe nga situata e krijuar për shkak të virusit Covid-19.
Gruaja e presidentit Monika Kryemadhi, e cila është njëherësh edhe kryetare e Lëvizjes Socialiste për Integrim, ka publikuar një fotografi nga momenti i fikjes së qirinjve.
“Nuk mund të mbyllej ndryshe kjo ditë. I fikëm qirinjtë bashkë 51vs15”- shkruan Kryemadhi krahas fotos.
Ditën e djeshme Meta bëri thirrje për forcimin e masave mbrojtëse për personelin mjekësor në vend, pas infektimit nga Covid-19 të shefit të Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj.
Deri tani në vend, sipas të dhënave zyrtare janë prekur 10 mjekë e infermierë, 8 në spitalin ‘Shefqet Ndroqi’ në Tiranë, një në spitalin e Durrësit e shefi i UK-së, Brataj.
Presidenti ka thënë se për shkak të pandemisë, do të mbledhë edhe Këshillin e Sigurisë.