Vendosni fjalën kyçe....

Javë të tëra në izolim, kinezët mbushin trenat pas heqjes së kufizimeve (Video)


Banorët e lodhur të provincës Hubei të Kinës më në fund kanë një arsye të festojnë. Kufizimet e vendosura për frenimin e Covid-19 janë hequr pas rënies së personave të prekur.

Njerëzit kanë filluar të grumbullohen për t’u ribashkuar me të dashurit e tyre e për t’iu rikthyer punës.

Fotografitë dhe videot nga krahina në izolim, epiqendër e shpërthimit të koronavirusit, tregojnë turma të mëdha që mblidhen në trena dhe autobusë në një nxitim për të vizituar miqtë dhe familjen pas javësh në karantinë dhe izolim.

Shpërthimi i koronavirusit u raportua për herë të parë në Wuhan në fund të vitit të kaluar, por tani ai është përhapur në të gjithë botën. Evropa tani konsiderohet si epiqendra e virusit.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *