Vendosni fjalën kyçe....

Kishte frikë se kishte infektuar të tjerët, infermierja me koronavirus në Itali vret veten


Një infermiere e cila ishte konfirmuar me koronavirus në Itali ka vrarë veten. Mediat e shtetit fqinj shkruajnë se infermierja 34-vjeçare, që banonte në një qytet në periferi të Monza, kreu vetëvrasje në rrethana tragjike.

Gruaja e re punonte në spitalin San Gerardo, në Njësinë e Kujdesit Intensiv.

Lajmi i rëndë u konfirmua nga Urdhri i Federatës Kombëtare të Profesioneve të Infermierisë, i cili thotë se infermierja ka përjetuar stres gjatë kësaj kohe pasi kishte frikë se mos kishte infektuar shumë njerëz të tjerë.

“Ajo që ka përjetuar në periudhën e fundit, edhe pse të gjitha shkaqet e gjestit nuk dihen ende, ka kontribuar shumë në veprimin e saj. Këtë e konfirmojnë dhe kolegët që kanë qenë afër saj në momentet kur ajo u gjet pozitive dhe u karantinua me simptoma, ata thonë se ajo pësoi stres të rëndë nga frika se mos kishte infektuar të tjerët”– thuhet në shënim.

Infermieria Daniela Trezzi punonte në repartin e terapisë intensive të spitalit San Gerardo, një nga frontet më madhore të Italisë kundër pandemisë. Vetëm një javë më parë një tjetër infermiere në Venecia vrau veten.

Federata ka shprehur shqetësime lidhur me stresin që po përjeton aktualisht i gjithë personeli shëndetësor.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *