Vendosni fjalën kyçe....

Manastirliu: Do kthejmë një spital për koronavirusin posaçërisht për personat që nuk kanë nevojë për terapi intensive


Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, gjatë një mbledhje të qeverisë online, deklaroi se po shqyrtohet mundësia për të krijuar një spital posaçërisht për të infektuarit me koronavirus.

Manastirliu tha se ky spital do jetë në dispozicion të personave që nuk kanë nevojë për terapi intensive.

Kemi bërë një vlerësim. Një objekt që ne po e shqyrtojmë për ta kthyer në strukturë spitalore për ata pacientë që do të kenë nevoja të trajtimit jo të specializuar, jo terapi intensive, por duna të kenë një hospitalizimini dhe do jenë nevojën për mjekim, kemi bërë investigim të vendit ku mendojmë që do jetë ku objekt, që si fillim do i nënshtrohet një rehabilitimi dhe më pas të plotësimit të nevojave bazë me mobilim spitalor dhe aparatura bazike, për të përballuar fluksin e nevojshëm.

Ky është një skenar që e konsiderojmë si skenar të 4 në rendin e skenarëve që ne projektojmë. Jemi shumë shpejt që të hapim spitalin e dytë, që është ‘Shfeqet Ndroqi’, pastaj struktura e Urgjencës në QSUT. Kjo do jetë strukturë karantinë e nevojave bazike për ato të sëmurë simptomatik dhe që kanë nevoje për hospitalizim. Jemi duke parë çështjet ligjore si fillim, po bëjmë dhe vlerësim ekonomik. Koha duhet të jetë e shpejt. Brenda një afati 20 ditor ne mendojmë që jo të mbyllim spitalin, por të nisim punimet”- tha Manastirliu.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *