Kreu i Shtetit Ilir Meta në një intervistë për emisionin “Real Story” se situata me koronavirusin është në kontroll.
Gjithashtu, Meta tha se përballja me virusin do bëhet me ndihmën e qytetarëve të cilët duhet të zbatojnë masat e ndërmarra nga autoritetet.
“Në terapi intensive janë 4 persona. Masat janë marrë për një situatë shumë më të vështirë. Sa i takon respiratorëve dhe shumë elemente të tjerë. Kjo është e rëndësishme në rastet kur qytetari është në gjendje kritike. Unë vlerësoj se situata në këtë drejtim është në kontroll për momentin, por do të varet nga ecuria e kësaj pandemie.
Ndaj kërkohet ndihma e qytetarëve, Pasi në rastet që kemi shpërthim në disa drejtime, situata mund të bëhet e vështirë. Sa i takon testimeve, po përgatiten kapacitete në rritje, në shtesë, për të zhvilluar testime, jo vetëm në ato raste ku kemi persona të cilët duhet patjetër të bëjnë, por dhe më gjerë në tërësi. Por ky mekanizëm është duke u ngritur hap pas hapi.
Edhe Italia nuk ka qenë kaq e përgatitur. Ne për fat të mirë i kemi mundësitë që të rrisim këto kapacitete dhe të kemi situatën në kontroll. Si do e bëjmë ne përballimin? Do e bëjmë me ndihmën e qytetarëve, që mos të shkojmë drejtim një kolapsi dhe do të jetë e vështirë që të ndihmojnë dhe qytetarët. Ndaj duhet të respektohen masat kufizuese.
Është situatë që do të kalojë. Mendoj se kjo është një çështje që ka nisur dhe po zhvillohet. Po rriten kapacitete laboratorike. Njëkohësisht po rriten kapacitetet dhe infrastruktura njerëzore e laboratorike, për të realizuar me sukses dhe për të pasur situatën në kontroll sa më të mirë”- tha Meta.